‘Nuk i iki betejave’, Lapaj i thotë ‘jo’ garës për Tiranën: S’është qëllimi im

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adratik Lapaj foli sot lidhur me mundësinë e kandidimit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës.
Në një intervistë televizive, Lapaj tha se nuk u ikën betejave, por synimi i tij nuk është përfshirja në politikën e nivelit lokal.
“Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha. Jam njeri që nuk u iki betejave. Asnjëherë nuk i kam ikur. Mendoj që në politikë sa kohë ke sinqeritetin dhe lufton kundër sistemit nuk është e thënë që të marrësh rezultatin maksimal, por nuk duhet ndalur. Jam i gatshëm për çdo gjë që lidhet me parimet në politikë, por nuk shprehen dot për këtë se qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Për një arsye të thjeshtë që kam menduar se ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha”,-tha Lapaj.