Lajme

Primaret e PD, mbyllet votimi në të gjithë vendin, rekord pjesëmarrje

Mbyllet votimi për primaret e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Drjetues demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare.

Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD.

Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.

Pjesëmarrja më e lartë deri në orën 16:00 ishte në Tiranë, ku votuan 10,779 qytetarë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku 4,240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 3,738 votues.

Në Durrës kanë votuar deri në orën 16.00,  3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button