Një nga këto 5 aktivitete duhet ta bëni çdo ditë sipas studimit më të fundit nga Harvard

Një studim i Shkollës Mjekësore të Harvardit ka identifikuar 5 sportet më të mira për shëndetin.
Këto stërvitje mund të bëjnë mrekulli për shëndetin, pasi ato ndihmojnë në kontrollin e peshës, përmirësojnë ekuilibrin, forcojnë kockat, mbrojnë kyçet dhe madje parandalojnë humbjen e kujtesës shkruajnë ata.
Sasia e duhur e kohës për stërvitjet aerobike është 30 minuta në ditë, plus dy seanca me pesha në javë.
Por cilat janë këto 5 sporte?
Not dhe sporte ujore
Nuk është çudi që noti është një nga sportet më të mira për shëndetin tuaj, falë lundrimit, rreziku i lëndimit është afër zeros dhe, nga ana tjetër, përfitimet e tij janë të njohura dhe të rëndësishme: stërvit dhe tonifikon të gjithë muskujt e trupit, duke përmirësuar kapacitetin kardiovaskular dhe atë të frymëmarrjes. Noti rregullisht rrit forcën, përmirëson metabolizmin dhe koordinimin.
Tai Chi
Ky është një sport shumë pak i praktikuar sidomos në Perëndim, por është një nga më të mirët për shëndetin. Ky art marcial kinez kombinon lëvizjet e buta dhe relaksimin nëpërmjet lëvizjeve, duke bërë që të gjithë muskujt e trupit dhe mendja të jenë të qeta.
Peshat
Trajnimi me pesha është një nga më të mirët për mirëqenien e përgjithshme të organizmit. Nëse muskujt nuk përdoren dhe të sforcohen me kalimin e kohës ata humbasin forcën. “Në vend të kësaj, sa më shumë muskuj të keni, aq më shumë kalori digjni dhe aq më të fortë dhe më të shëndetshëm do të qëndroni”, shkruhet në hulumtimin e publikuar nga Harvard.
Ecja e shpejtë
Ecja e shpejtë është shpesh një praktikë e anashkaluar, por që ka potencial të jashtëzakonshëm për të luftuar plakjen dhe për të promovuar mirëqenien mendore dhe fizike.
“Ecja është një ushtrim i thjeshtë por i fuqishëm. Mund t’ju ndihmojë t’ju mbajë në formë, të përmirësoni kolesterolin, të forconi kockat, të kontrolloni presionin e gjakut, të përmirësoni gjendjen shpirtërore dhe të zvogëloni rrezikun e disa sëmundjeve”, sipas Harvard Health Publishing.
Ushtrime Kegel
Me përjashtim të grave shtatzënë të gjithë të tjerët është mirë të provojnë ushtrimet Kegel. Ky është ndër 5 ushtrimet kryesore të rekomanduara nga Shkolla Mjekësore e Harvardit. Ai bën të të mundur forcimin e muskujve të legenit që më pas përmirësojnë funksionimin e fshikëzës.