Lajme

Nis procesi i Primareve/ Demokratët zgjedhin kandidatët për deputetë të PD për zgjedhjet e 11 majit

Ka filluar procesi i votimit për primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Procesi i votimit filloi normalisht në 08:00 në te gjitha qëndrat e votimit dhe do të përfundojë në orën 18:00. Në qarkun e Fierit janë 22 kandidatë, për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve.

Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.

Emrat e kandidatëve:

PD  dega Fier. Pritet  të votojnë 1200 antarë

PD dega Mallakastër. 300. Nga 1200 anëtarë

PD  dega Roskovec. 650 nga 700

PD dega Patos. 550 nga 1200

Nga afro 7 mijë anëtarë të PD priten të votojnë afro 4 mijë për Bashkitë Fier, Patos, Mallakastër e Roskovec.

Të drejtën e votimit e kanë antarët e PD me karta antarsësie para vitit 2021

I pari në kutinë e votimi ishte drejtuesi polituk Gazment Bardhi që votoi PD, dega Fier. Pritet të votojnë 1200 anëtarë.

Ka nisur  procesi i primareve edhe në Qarkun e Vlorës, ku jane 13 kandidatë në garë.

Nga i gjithë qarku pritet të votojnë 3000 anëtarë me të drejtë vote, procesi ka nisur i qetë.

Drejtuesi Politik Bujar Leskaj ka qenë prezent që në fillim të procesit për monitorim dhe gjithashtu ka votuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button