Zgjedhjet e 11 majit/ PD përfundon negociatat për koalicionet me shumicën e aleatëve

Tre ditë para se të mbyllet afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ, Partia Demokratike ka përfunduar negociatat me shumicën e aleatëve të saj.
Sipas burimeve nga Ora News, negociatat më të ndërlikuara kanë qenë me Partinë e Lirisë, e cila ka kërkuar të ketë më shumë se 7 deputetë në listat e sigurta.
Megjithatë, PD ka pranuar vetëm 4, numri i deputetëve që Partia e Lirisë ka fituar në zgjedhjet e 2021-ës.
Ende nuk është bërë e ditur se në cilat qarqe do të përfshihen këta emra në listën e mbyllur.
Sa i përket partive të tjera aleate, PAA e Agron Dukës do të ketë një përfaqësues në listën e Durrësit.
Partia Republikane e Fatmir Mediut gjithashtu do të përfaqësohet në listën e sigurt.
PBDNJ e Vangjel Dules do të ketë sërish një vend në listat e opozitës.
Në lidhje me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, negociatat janë ende në zhvillim e sipër.
Sipas burimeve, PD i ka ofruar vetëm një vend në listë të mbyllur kësaj partie, por ende nuk ka një marrëveshje të arritur mes palëve