SPAK në derën e Ramës? Hoxha bën deklaratën: Po eksploron mundësinë, pret sinjal nga…

Më herët gjatë bsiedës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Artan Hoxha u shpreh se “SPAK u përdor për të goditur opozitën dhe fuqizuar Ramën”. Ai tha se edhe goditjet ndaj qeverisë Rama ishin në funksion për të “ndriçuar, lustruar pushtetin” e kryeministrit, por tashmë vërehet një ndryshim.
Sipas tij, Rama tanimë nuk është “as i nxehur me SPAK, as i shqetësuar për Veliajn, por e ka për veten”. Ndryshimet në SHBA mund të përbëjnë rrezik për të dhe në analizën e Hoxhës, “SPAK po pret një sinjal nga Amerika” për të shkuar te Rama.
Artan Hoxha: Ndryshimet kaq të mëdha dhe kaq të vrullshme ende në fillesë në SHBA e kanë bërë edhe atë të kuptojë që nuk është më Amerika ku ai ishte i dashuri i tyre, i plotmbështeturi i tyre që e mbështesnin në çdo gjë por po ndryshon dhe mundet që Amerika të ketë një qëndrim tjetër ndaj tij. Kjotregon që ai është një Ramë i dobët krahasuar me para 5 nëntorit dhe dobësinë e tij ia shohin edhe të vetët, dobësinë e tij ia sheh edhe ajo zonja me shpatë në dorë, me sytë me gjak dhe pa peshore.
Blendi Fevziu: Shkon dot SPAK-u te Rama apo jo?
Artan Hoxha: Rama e percepton real rrezikun që ajo zonja atje me sytë me gjak, pa peshore dhe shpatë në dorë mund të shkojë edhe deri tek ai. Le njëherë mund t’i bëjë raprezalje në të gjithë zullumqarët që ka rreth e qark dhe nuk jemi më në kushtet e para 5 nëntorit ku lustrimi i pushtetit kërkonte ca sakrifica të programuara, drejtësi me regji. Tani duket se ka frikë që i ka dalë nga kontrolli.
Blendi Fevziu: Shkon SPAK-u deri te Rama, po të pyes konkretisht?
Artan Hoxha: SPAK po eksploron këtë mundësi dhe pret vetëm një sinjal të fortë dhe të qartë nga amerika.
Blendi Fevziu: SPAK-u po pret sinjal nga Amerika për të shkuar te Rama, që t’i shkelë syrin dikush?
Artan Hoxha: Siç i erdhi sinjali te Berisha dhe shkuan ata, po i erdhi për Ramën do të shkojë te Rama.
Blendi Fevziu: Po nuk i erdhi?
Artan Hoxha: Tani çfarë të bëjë SPAK-u i shkretë?/tvklan.al