Rama: Ose me mua në BE, ose me bufin në kënetë!

Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca ka objektiv vetëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ose siç e quajti ai ngritjen të flamurit shqiptar për herë të dytë, si ngjarje epokale apo Pavarësia e dytë e vendit që nga 1912.
Më tej, Rama u shpreh se opozita dhe “bufi i kënetës” i kanë lënë dhe do t’i lërë në borxhe shqiptarët, ndaj anëtarësimi në BE sjell më shumë zhvillim, investime e projekte.
Të gjithë këto janë fjalë shqipe, edhe kapaku, këneta, kusia, timoni. Fjalë që tregojnë thelbin ku duhet të fokusohesh ti, BE ose këneta. Ose BE me ne, ose në kënetë me bufin. Me bufin në kënetë nuk je në BE, do ishe në borxh, do jesh në borxh me nipër e mbesa, me gjyshërit e tyre, sepse të gjithë atyre u duhet vendi në BE. T’u them diçka edhe atyre që bëjnë bla bla bla…
Tre gjëra janë si hall i madh në Shqipëri: liria individuale të jetë e garantuar. Garantojmë që sundimi i ligjit të mos jetë më në diskutim, e garantojmë standarde demokratike të jetesës dhe bashkëjetesës, këtë të mos i prekë më askush.
Në BE ka dy kategori shtetesh, kontribuuesit më të mëdhenj e zhvilluesit dhe kategoria e përfituesit. Në momentin që një shtet i ri i BE hyn, është te përfituesit. Kontribuesit japin, përfituesit marrin. Këto shtete kanë mbështetje financiare ekstra që nuk e arrijmë e realizojmë dot jashtë BE. Do të thotë shumë projekte infrastrukturë, zhvillim, shëndetësinë, kulturën, arsimin, informacionin.
Dritaren e kemi hapur, është epokale, është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë. Ndaj ju lutem lërini broçkullat dhe mos u fokusohuni pas profileve false“, tha Rama paraditen e sotme./kohajone.com