Lajme

Rama i përgjigjet akuzave të Berishës: Ëngjëll Agaçi ndodhet për kurim në Itali, nuk po kërkohet nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama thotë se Sekretari i Kryeminsitrisë, Ëngjëll Agaçi ndodhet në Itali për kurim dhe e quan Sali Berishën, shpifarakun më të madh që ka lindur toka shqiptare.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama u shpreh se këneta është përballë një thatësire të madhe dhe 11 maji do jetë përvëlues për të.

Rama:Kam nevojë të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësire të madhe dhe kjo është shumë e qartë. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës politike dhe mediatke, e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Por llumi helmues i kënetës, e asaj që ka mbetur bga ahio që lindi si partia europiane e shqiptarëve, do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit, do të shqetësojnë dyjnaë me shpifje, sajesa që do shkojnë në nivel të ri. Prej ditësh, këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, e shpalli sekretarin e Kryeministrisë, person të kërkuar nga drejtësia.

Agaçi i përket ajkës së juristëve shqiptarë. Është vlerësuar edhe me medalje nderi nga presidenti italian. Para pak kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, si pasojë e bllokimit të arterieve koronare, u operua në zemër. Pas operacionit, pati dalje të mushkrive nga funksioni, kjo imponoi gutjen në aparaturëne  frymëmarrjes së drejtuar. Ai vazhdon të jetë nënmbikëqyrjen e tyre. E hatashme megjithëse Kryeministria ka bërë njoftim publik, i sëmuri që lufton jetën, është bërë mish për qoftet e klubeve të natës, ekran më ekran këtu. Një katran me bojë si shpifiraraku më i madh që ka lindur toka shqiptare./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button