ShowBiz

Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram

“Social Top 5” sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, e si ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Lidhur me banorët e “Big Brother VIP 4” t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë këtë herë kemi Gerta Gixharin, e cila ka fituar vetëm 500 ndjekës. Javën e kaluar ajo numëronte 76.3K ndjekës dhe tani ka 76.8K.

Rozana Radi, e cila javën e kaluar mbante fronin e “Social Top 5”, këtë herë ka fituar 1 mijë ndjekës. Nga 427K, tani ka shkuar në 428K.

Gjesti, i cili ka bërë namin në Instagram disa javë më parë, këtë herë ka fituar vetëm 4 mijë ndjekës më shumë. Nga 477K, tani ai ka 481K ndjekës në Instagram.

Me një rritje prej 4.2K, në vendin e dytë renditet Danja. Nga 79K ajo tani numëron 83.2K ndjekës.

Egli Tako mban fronin për këtë javë. Ajo ka fituar plot 7 mijë ndjekës. Nga 180K, tani ka 187K fansa në rrjetin e saj social.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button