Bota
Pas dy dekadash mbyllet “Skype”

Skype”, dikur shërbimi që përdorej më së shumti me videothirrjet, ka njoftuar se do të mbyllet pas 21 vitesh.
Shërbimi vlerësonte më shumë se 300 milionë përdorues në kulmin e tij, por shifrat më të fundit që Microsoft kishte ndarë në vitin 2023, kishte arritur më shumë se 36 milionë përdorues.
Nga maji i këtij viti, Skype do të mbyllet plotësisht.
Microsoft njoftoi: “Me qëllim që të thjeshtojmë ofertat tona të komunikimit falas të konsumatorëve në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve, ne do të tërheqim Skype në maj 2025 për t’u fokusuar në Microsoft Teams (falas), qendrën tonë moderne të komunikimit dhe bashkëpunimit.”