Shëndet

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini çajin e lulerradhiqes çdo ditë

Për mijëra vite me rradhë, lulerradhiqja ka qenë kryefjala e shumë kurave bimore në të mirë të shëndetit. Përdorimi më i përhapur i lulerradhiqes është në formën e çajit. Çaji i lulerradhiqes mund të përgatitet shumë lehtë duke zier petalet e luleve. Lulerradhiqja është shumë e pasur me ushqyes, karotenoidë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Të gjithë këta përbërës organikë kanë një ndikim domethënës në shëndetin e organizmit.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Çajin E Lulerradhiqes Çdo Ditë
Organizmi Do Të Furnizohet Me Ushqyes

Çaji i petaleve dhe gjetheve të lulerradhiqes është shumë i pasur me kalçium, hekur, kalium, vitaminat K, A dhe B6. Ky lëng përmban edhe antioksidantë të cilat do të eleminojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Barishtet e lulerradhiqes mund edhe t’i hani  të freskëta sepse kanë më shumë vlera ushqyese se spinaqi dhe brokoli.

Mbani Diabetin Larg
Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se pirja ditore e çajit të lulerradhiqes mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Një gjë e tillë është e një rëndësie kritike për mbajtjen larg të diabetit.

Do Të Ndiheni Energjikë Pa Pasur Nevojë Për Kafe
Çaji i lulerradhiqes ofron një alternativë të shkëlqyer e pa kafeinë për njerëzit që kërkojnë gjallëri dhe energji gjatë ditës. Për shembull, rrënja e bimës mund të piqet dhe me të mund të bëhet një çaj i pasur me antioksidantë dhe minerale, energji-sjellës por pa kafeinë.

Trupi Do Të Ketë Më Pak Lëngje Të Akumuluara
Në shumë raste, ndjesia e fryrjes shkaktohet nga akumulimi i lëngjeve në trup. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse pihet çdo ditë, çaji i lulerradhiqes nxit eliminimin e lëngjeve të tepërta.

Fillim i Mbarë Për Rënien Nga Pesha
Disa studime kanë zbuluar se lulerradhiqja është efikase për rënien në peshë. Gjethet pengojnë një enzimë që çlirohet gjatë tretjes e cila mundëson ‘magazinimin’ afatgjatë të yndyrës në trup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button