Lajme

Berisha i përgjigjet Ramës për Agaçin: Nga Roma vijnë fotografi në kafene! Nëse ai është në spital tregoje!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me Engjëll Agaçin, për të cilin Rama thotë se është në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Por ndryshe pretendon Sali Berisha, i cili shprehet se e kanë fotografuar nëpër kafene në Romë.

Berisha deklaron i bindur se sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit i kanë konfiskuar laptopin, ndërsa thotë se nëse ai është i sëmurë “Rama le të publikojë spitalin ku ai po kurohet”.

Ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinike, përkundrazi nga Roma vijnë foto nëpër kafene. Por po të ishte e vërtetë, ai tregon spitalin, kliniken.

Të pyes Edi Ramën, por kur hoqe zorrën qore çte shtyu të publikosh foton ditën e parë. Pse ti operacionin nuk e mbajte sekret, kurse tani për Agaçion sekret spitali, sekret largimi. Jo vetëm kaq, por Vilma e pushuar nga ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal emërohet në  vend të tij”, tha Berisha.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button