Lajme
Bllokohet nesër kalimi në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke në grevë,do te lejohen vetëm këmbësorët dhe…

Paralizohet nesër kalimi në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak për këtë duket se është bërë greva që do të mbahet nga pala greke.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se greva do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë në orën 24:00, sipas orës greke.
Sipas burimeve të fundit, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë.
Ende nuk ka një njoftim sa i përket doganës së Kapshticës, nëse punonjësit e palës greke të kësaj pike kufitare do të jenë të përfshirë në grevë, dhe kalimi do të ndalohet edhe atje.