ShowBiz

“Mua mos më prek në moral”/ Debat i ashpër mes G Banit dhe Shkëlzenit, ndërhyn Kelly 

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë munguar debatet e forta mes banorëve. Që prej rikthimit në shtëpi të G Banit përplasjet me Shkëlzenin nuk kanë munguar.

Sot ata kanë debatuar sërish ku në një moment kur ndodheshin tek divani Shkëlzeni dhe Danja i thanë G Banit që mund të ketë qenë edhe provokim për të që Gjesti dhe Egli mund të kenë bërë dhe ai ngriti dyshimet se ata mund të kenë kryer marrëdhënie intime.

Pjesë nga debati:

Shkëlzeni: Varet se çfarë është rënkim seksual për ty.

G Bani: Vazhdo se nuk është duke u marrë njeri me ty. Do pak famë?

Shkëlzeni: E kam famën time unë jashtë.

G Bani: Nuk të jap.

Pasi G Bani u çua nga divani ata vazhduan të debatonin akoma me njëri-tjetrin.

G Bani: Mua mos më bëj lojë. Ti nuk më bën dot lojë.

Shkëlzeni: Unë lojë? Pse nuk të bëj dot?

G Bani: Përpiqu.

Shkëlzeni: Patjetër që do të përpiqem siç u përpoqe edhe ti ku sapo erdhe u kape direkt me mua. Ju të vjetrit e keni stil që të merreni me këta të rinjtë. Këta të rinjtë ka ikur si koncept.

G Bani: Unë të merrem me të rinjtë?

Shkëlzeni: Je edhe ti i ri tani.

G Bani: Unë nuk jam i ri.

Shkëlzeni: E sheh që ka Zot lart, të solli Karma të bëri banor të ri sërish.

G Bani: Nuk më ka sjellë askush, veç publiku.

Shkëlzeni: Publiku pra po të ka dhënë një mundësi të dytë.

G Bani: Ti bëj viktimën pak.

Shkëlzeni: Unë viktimën e bëj kur më shan dhe më ofendon.

Shkëlzeni më pas i tha që nuk e ka ofenduar në asnjë moment, ndërkohë që G Bani i tha se ka ofenduar.

G Bani: Mua mos më prek në moral, mos më bëj moral. E kam menduar unë se çfarë jam duke bërë dhe e di shumë mirë rrezikun që kam marrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button