Life Style

Mbajeni shënim/ Përgjigjuni këtyre 3 pyetjeve pas orës 19:00 dhe do ta shihni jetën me një sy tjetër

Dëshironi të zbuloni sekretin e lumturisë ? Bëjini vetes këto 3 pyetje të thjeshta çdo natë dhe përgjigjuni atyre.

Nuk ka magji: praktika e mirënjohjes dhe pak punë me veten janë shpesh çelësi pas një lumturie që mendojmë se nuk e arrijmë kurrë plotësisht.

Për shkak të angazhimeve për të përmbushur pritshmëritë tona dhe të të tjerëve, ne shpesh përfundojmë duke harruar të kujdesemi për veten.

Por çfarë të bëjmë?

Thjesht përgjigjuni këtyre tri pyetjeve çdo natë. Mund ta bëni gjatë larjes së dhëmbëve, ose para se të flini. Por e rëndësishme është të mos harroni ta bëni çdo natë dhe së shpejti do të vini re rezultate të pabesueshme.

1.     Cila është një gjë që më ndodhi sot për të cilën duhet të jem mirënjohëse?

2.     Çfarë bëra sot për të arritur qëllimet e mia

3.     A ka një gjë që mund ta bëj më mirë nesër?

Tre pyetje të thjeshta që do t’ju ndihmojnë ta shihni ditën që sapo ka kaluar nga një këndvështrim tjetër dhe të përqendroheni në gjërat që kanë vërtet rëndësi. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button