“Pse fute përsëri Jozin dhe G Banin?”/ Rozana pyet Gjestin, ja si përgjigjet banori

Ditën e sotme Gjesti dhe Rozana kanë diskutuar në lidhje me hyrjen e ish-banorëve, G-Bani, Jozi dhe Amber. Banorja e ka pyetur Gjestin se pse vendosi t’i rikthente sërish Jozin dhe G Banin pas zarfit nga ‘valixhja e tundimeve’ edhe pse ata dolën me Zarf të Zi.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Përveç Amberit që nuk ke patur ndonjë marrëdhënie të keqe, G Banin dhe Jozin, po më shumë Jozin me të gjithë atë që të bëri ty. Që ti e di që unë të kam qëndruar shumë afër, që të kam mbështetur në atë që bëri Jozi dhe i jam turrur edhe njerëzve të tjerë. Si e bëre ti këtë që e fute në shtatshe? Për çfarë?
Gjesti: Për ta nxjerrë jashtë sërish.
Rozana: Atëherë bie në kontradiktë me atë që bëre me Gertën që the se bëra gabim që e ktheva brenda sërish pasi e ktheve. Pra ti po përsërit gabimet e tua?
Gjesti: Bëra gabim? Bëmë gabim në lojë të gjithë sepse lojtari ishte jashtë.
Rozana: Po këto ku ishin? A ishin jashtë?
Gjesti: Po, por kjo është e imja.
Rozana: A e di çfarë të ka bërë Jozi ty? E mban mend?
Gjesti: Po, e di shumë mirë. Pse ia fala? Jo nuk ia kam falur.
Rozana: Pse e solle? Çfarë do ti bësh G Banit? Doli jashtë me Zarf të Zi.
Gjesti: Edhe ti si Gerta po ma bën, po do të të tregoj lojën time? Ku është problemi tani?