ShowBiz
Hidhen dyshime se Gjesti ka kapërcyer murin e BBVA

Një zhvillim i papritur mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.


Fansat e kanë komentuar si shenjë revolte për kthimin e G-Banit dhe Jozit teksa Rozana me ironi është shprehur në bisedë me Laertin: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te blloku”.
Gjesti një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe në BBVK. Ai pati dalë teknikisht jashtë shtëpisë duke u futur tek zona e koshit të mbeturinave që është jashtë perimetrit të oborrit të shtëpisë.