Amber, Jozi e G Bani në mbështetje të Gjestit me rikthimin në Big Brother VIP

Amber, Jozi e G Bani kanë qenë tre konkurrentët që u rikthyen sërish në shtëpinë më të famshme.
Transgjinorja u largua me vetë dëshirë nga ky format, derisa dy të tjerët dolën nga Gjesti me zarf të zi.
Me rikthimin në shtëpi, ata dukeshin më të ftohtë, e madje në fillim as nuk e përshëndetën.
Të njëjtit më pas kanë qëndruar në oborr, ku dukej se ishin kthyer në krah të këngëtarit pejan.
O Gjesti të shkonin më shumë flokët kur të kishte dalë rrënja”, iu drejtua Amber.
G Bani nga ana tjetër shtoi: “Gjestit qajani hallin se me femrat suksesin e ka”.
“Është i mirë”, shtoi Jozi.
“Ti po i ndërron më shumë se Laerti, je më i zgjuar se Laerti”, tha krejt në fund G Bani.
Pritet të shihet nëse do të jenë krah Gjestit apo thjesht në fillim për të marrë vëmendje.