Bota
Nëna e tij ndërron jetë, arrestohet 22-vjeçari në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në një fshat të Vernios në Itali, ku një 22-vjeçar shurdhmemec vrau me thikë nënën e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.
Në vendngjarje ishin zjarrfikësit, karabinierët, kryeprokurori i Prato Luca Tescaroli dhe prokurorja publike në detyrë Laura Canovai, teksa po punojnë për zbardhjen e këtij krimi.
Hetuesit po punojnë për të konstatuar çdo element që qëndron pas dramës familjare, për të përcaktuar me siguri përgjegjësitë dhe dinamikën. Dhe hetimet shkencore janë duke u zhvilluar.