Sport

Ferrari me mision në Melburn, sezoni i Formula 1 nis në një pistë me fat

Ethet e Formula 1 kanë ndezur fansat e këtij sporti dhe ndoshta më shumë se të tjerët, tifozët e Ferrarit, të cilët presin me padurim të shohin në aksion skuadrën e tyre me dyshen Hamilton-Leklerk.

Nesër do të nisë testimi zyrtar parasezonal me 3 ditë provash në Bahrej, ndërsa Botërori 2025 do të startojë më 16 mars me Çmimin e Madh të Australisë.

“Dy garat e para në Australi dhe Kinë do të na tregojnë nëse jemi për titull apo jo”, kështu është shprehur drejtori i “kokëkuqes”, Frederik Vasër për startin e sezonit.

Melburni është një pistë që i ka dhuruar shpeshherë gëzim Ferrarit, me 10 fitore në 27 pjesëmarrje në Çmimin e Madh të Australisë të që nga viti 1996, në një pistë që ka mbetur e pandryshuar që atëherë.

Pra bëhet fjalë për dhjetë suksese, që do të thotë më shumë se një triumf në tre gara.

Dhjetë suksese të shënuara nga gjashtë pilotë të “kokëkuqes”, me Mikael Shumakerin që ka pjesën e luanit.

Legjendës së Ferrarit i përkasin katër triumfe në Melburn (2000, 2001, 2002 dhe 2004). Dy suksese mbajnë firmën e një tjetër gjermani, të Sebastian Fetelit, në sezonet 2017 dhe 2018.

Ndërsa nga një triumf e kanë arritur Edi Irvajn në 1999, Kimi Raikonen në 2017, Sharl Leklerk në vitin 2022 dhe Karlos Sainz në sezonin e kaluar.

Janë tre sukseset e Luis Hamiltonit në Australi, në timonin e Mercedesit në vitet 1015 dhe 2018, ndërsa britaniku ka festuar në Melburn edhe në kohën e MekLarenit në vitin 2008.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button