“Do tregoj fytyrën tënde”, plas sherri me Laertin; Aldo ka mbështetjen e Valbonës

Mes Laertit dhe Aldos ka nisur një debat, i cili precipitoi në ulërima. Sipas Aldos, Laerti është fshehur pas maskës së xhentëllmenit, por nuk është i tillë. Madje, Aldo tha se ‘e ka kursyer 3 muaj’, por si përfundim për të, ‘aktori është një person që u ulëret vajzave në mënyrë të frikshme’
Aldo: Unë të kam kursyer 3 muaj me këtë personazhin e xhentëllmenit.
Laerti: Ai jam.
Aldo: Nuk je ai Laert.
Laerti: Je xheloz?
Aldo: Nuk jam aspak xheloz. Por të kursej Laert, vazhdo shite këtë personazhin që ke krijuar. I ke bërtitur si kafshë edhe Valbonës edhe Gertës. I ke shkuar Loredanës si gangster.
Laerti: Kush je ti, avokati mbrojtës i tyre?
Aldo: Do tregoj fytyrën tënde.
Laerti: Me pëshpërima do e tregosh? Çfarë halli ke ti?
Aldo: Kam një, dy dhe tre. Ik tani mos u fry si kastravec.
Laerti: Kastraveci nuk është i fryrë.