Lajme

Tragjike në Shkodër/ Humb jetën një 3-vjeçar. Motra e tij në gjendje të rëndë. Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

Dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë virozat e dimrit, por autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sakaq, raportohet se nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë emocionale dhe traumatike pas humbjes së djalit të saj.

Shkodër

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button