Energjia 6 lekë, taksa e pronës…’/ Berisha: Si fillim do e bëjmë Shqipërinë të jetueshme, pastaj Shqipërinë Madhështore

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria do të bëhet fillimisht e jetueshme, pastaj madhështore.
Në Çim Peka Live në SYRI TV, Berisha theksoi se energjia elektrike do të ulet në 6 lekë për KËh dhe se taska e pronës nga 15% do të pjesëtohet me 5.
Do marrin njerëzit frymë, shtresa e mesme do jetojë. Fillimisht një Shqipëri të jetueshme dhe më pas Shqipëria madhështore’, u shpreh Berisha.
Berisha:Do ndërtojmë rrugët me standardet ndërkombëtare. A janë paratë? Janë dhe teprojnë dhe me ato që teprojnë do ia lëmë biznesit, do ulim taksat. Sa është energjia? Biznesi i vogël 0 taksa thotë ky por sa është energjia? 18 -24 lekë, dhe do shkojë 6 lekë. Taksa e pronës 15% pjesëtuar për 5 do jetë. Do marrin njerëzit frymë, shtresa e mesme do jetojë. Fillimisht një Shqipëri të jetueshme dhe më pas Shqipëria madhështore.
Edhe kur thoja Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme por shiko që deri në 70% të energjisë e prodhojnë ato hidrocentrale.