Shëndet
Deformimi i shtyllës kurrizore! Si po dëmtohen fëmijët nga skolioza, nisin kontrollet në shkolla

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur.
Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për orë të zgjatura para kompjuterit apo celularëve janë disa nga shkaqet. E ndërkohë shqetësues për fëmijët mbetet pesha shumë e madhe e çantës së shkollës.
Deformimi kërkon ndërhyrje të specializuar dhe kontrolle të vazhdueshme.
Specialistët këshillojnë që çanta e shkollës të mos jetë më e rëndë se 10% e peshës së fëmijës e megjithatë realiteti flet ndryshe. Kjo ka ndikuar jo vetëm në shtim të rasteve skoliozë, por edhe uljen e moshës së prekjes tek fëmijët.