Berisha: PD është e hapur, kush parti e konsideron Ramën si problemin kryesor, gati të bashkëpunojmë

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se PD është e hapur për aleancë dhe bashkëpunim, me këdo parti që e konsideron Ramën si problemin kryesor.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën e së hënës me ta, Berisha tha se nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër Ramës.
Partia Demokratike mbetet e hapur, i ka deklaruar qëndrimet e veta. Tani çdo parti, çdo forcë politike e cila konsideron Edi Ramën si problemin më madhor dhe të keqen më të madhe të këtij vendi, nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër tij.
Tani se ku janë, nuk janë shprehur akoma, le të shprehen. Nëse e konsiderojnë Edi Ramën si të keqen më të madhe dhe janë të gatshëm të bashkohemi, janë dyer e hapura. Nëse pastaj bëjnë teoria që duan të dëmtojnë opozitën, atëherë bëjnë punën e Edi Ramës, të vazhdojnë, se këtu është një vend i lirë…
Personalisht nuk kam pasur, por do të vendosen kontakte. Me të gjithë do të vendosim kontakte, me të gjithë, jemi shumë të vendosur.