Life Style

E prisnin ish-banorët që do të zgjidheshin nga Gjesti?! Ja si kanë reaguar secili prej tyre…

Në lidhje me këtë banorët e zgjedhur kanë sqaruar gjithçka në “Big Brother VIP Fan Club”.

Mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-t të “Big Brother VIP”, Gjesti pas vendimit që mori për të hapur ‘valixhen e tundimeve’ në njërin prej zarfave ishte mundësia që ai të zgjidhte shtatë ish-banorë për t’i çuar na një televotim dhe tre prej tyre do të rikthehen në shtëpi të martën.

Në lidhje me këtë banorët e zgjedhur kanë sqaruar gjithçka në “Big Brother VIP Fan Club”.

E prisnin ata që do të zgjidheshin nga Gjesti?

Klajdi: Nuk po i bëj lavde sepse më zgjodhi mua, asnjëherë nuk e kam sharë dhe realisht e falenderoj. 

Jozi: E prisja që mungon pulsi aty, e di që loja e fortë është me ne dhe e vlerësoj shumë këtë zgjedhje, ka bërë atë të duhurën. 

Amber: Në fakt edhe e prisja sepse siç tha dhe ai vetë që i mungon energjia e shtëpisë dhe i bashkëngjitet energjisë sime. 

Krisa: Edhe e surprizuar por deri diku edhe e prisja. Më bëhet shumë qejfi që edhe unë tek ai kam lënë një përshtypje të mirë. 

Redoni: Po, e kam pritur sepse e kam parë që i kanë folur mirë për mua dhe ai sot e ka dëshmuar çfarë zemre të madhe ka.

Gerti: E mendova sepse nuk kam pasur kurrë probleme me Gjestin, përveçse kam hedhur disa rroba në ujë dhe kam fshirë disa këpucë me xhupat e Gjestit por nuk kam pasur asnjë problem me Gjestin. Ai e di shumë mirë që unë e kam dashur fort dhe ai më ka dashur fort. Kishim një lloj kimie të dy që nuk atakoheshim kurrë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button