ShowBiz

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, loja sa vjen e bëhet më e tensionuar, me surpriza dhe situata të papritura që tronditin ekuilibrat mes banorëve.

Pas sfidës së “Valixhes së Tundimeve”, ku Gjesti si lider i shtëpisë kishte në dorë të hapte zarfa me shpërblime dhe ndëshkime, një situatë e pazakontë ndodhi gjatë leximit të zarfit të dytë.

Teksa Gjesti po shpërndante biletat, Rozana vuri në veprim një plan për ta “trembur” atë dhe për t’i shkaktuar pak stres në lojë.

Duke përfituar nga momenti i hutimit të tij, ajo e mori Valixhen e Tundimeve dhe e fshehu, duke e lënë Gjestin pa asnjë ide se ku ndodhej pushteti i tij më i madh për momentin.

Pasi përfundoi leximin e zarfit, Gjesti nisi të kërkonte valixhen, por në fytyrën e tij dallohej qartë konfuzioni kur e kuptoi që ajo nuk ishte më aty ku e kishte lënë.

Pasi analizoi reagimet e të gjithëve, ai iu drejtua Rozanës, duke i thënë se e dinte që ajo e kishte fshehur.

Rozana, duke e marrë me shaka, i tha: “Më puth në faqe dhe ta jap”.

Në këtë moment, Kelly, i cili e dinte vendndodhjen e valixhes, vendosi t’i tregonte fshehurazi Gjestit se ku ndodhej.

Sapo ai e gjeti, Rozana u nevrikos me Kellyn, duke i kujtuar se e kishte lutur të mos tregonte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button