“PERJETOVA TMERR, ja si u zhduk djali im në Mal te Zi”/ Rrënqeth këngëtarja Joana Smakaj

E ftuar në puntatën e mbrëmjes së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, ishte këngëtarja Joana Smakaj, e cila ndër të tjera tregoi ditën më të tmerrshme për të.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Cili ka qenë moment më I vështirë në jetën tënde, që ti akoma kur e kujton rrënqethesh
Joana Smakaj: Kur kam pasur djalin e vogël dhe ikëm për pushime. Djali ishte 3 vjeç dhe unë isha me bashkëshortin duke pirë një kafe duke pirë një kafe në Mal të Zi. Djali zhduket në sekonda dhe gjëja e parë që mendova ishte ka rënë në det. Aty jam tmerruar dhe më ka kapur një panik. Bashkëshorti im që vetëm ecte me vrap, nuk e shikonim askund. Nuk kishte ku të shkonte aq shpejt sepse vetëm deti ishte më afër, nuk kishte ku të humbte. Ajo thashë mori fund.
Ester Bylyku: Sa zgjati kjo pjesa e panikut?
Joana Smakaj: Zgjati afër 5 minuta derisa bashkëshortit tim ju dha që u fut tek një rrugicë e vogël dhe djali kishte shkuar mbrapa një qeni të vogël. Po most a kishte gjetur në ate moment djali pale ku do të kishte humbur.