Bleona Qereti publikon hitin më të ri; Ndjekësit e ‘pushtojnë’ me komente pozitive

Artistja e mirënjohur Bleona Qereti sapo ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor i titulluar ‘Boy Gone Bad’. Kjo këngë e shoqëruar me një videoklip tepër modern ashtu siç vetëm Bleona di të sjellë, vjen në vazhdën e projekteve që synojnë prezencën në arenën e tregut ndërkombëtar të muzikës.
Siç dhe është shprehur pak muaj më parë në kopertinën e revistës Living “Bleona World Wide”, këngëtarja është në një proces të vazhdueshëm për krijimin e materialeve muzikore që shpalosin kreativitetin e saj dhe dëshirën për të tërhequr një audiencë më të gjerë.
Këngët e videoklipet nuk do të kenë të ndalur dhe për disa kohë, pasi Bleona, përpos projekteve të reja, gjithashtu do të ri sjellë dhe këngët e saj hit që e kanë shndërruar në një pop-star të mirëfilltë në Shqipërinë e viteve 2000. Ato do të vijnë të rivizualizuara me videoklipe të përshtatura e tekste ngacmuese dhe për një publik të huaj.
/LIVING