Berisha bën deklaratën e fortë: Engjell Agaçi është arratisur, Rama i dha urdhër të largohet për “kurim”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, ku pretendon se Engjell Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, është arratisur nga Shqipëria me urdhër të Edi Ramës, pasi pritej arrestimi i tij.
Sipas një mesazhi të publikuar nga Berisha, qytetari digjital thotë se në ambientet e Kryeministrisë po ndihen “tinguj prangash”.
Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Don Agaçio arratiset!
Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor!
Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.
Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm/Newsbomb