“Reforma në drejtësi, fryt i qëndrimit të prerë të PS”, Rama: Fajtorët e “21 janarit” i nxjerr SPAK dhe jo qeveria

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek çështja e 21 janarit.
Në rubrikën “sy më sy” ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij lidhur me çështje të ndryshme, Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e saj.
Kryeministri nënvizoi se fajtorët apo zgjidhjen e çështjes së 21 janarit e bën SPAK dhe jo qeveria.
Kishim heshtje strategjike për t’i dhënë suport drejtësisë, dhe për të krijuar atmosferën që të mos ndjehej asnjë trysni.
Tani që kjo ka dhënë krijimin e një vetëbesimi te pavarësia duhet të flasim për cilësinë respektin për lirinë dhe të drejtat kushtetuese.
Përpara ligjit janë të barabartë të gjithë edhe prokurorët edhe gjykatësit. Kur vjen puna tek 21 janari, fajtorët i nxjerr SPAK dhe jo qeveria.
Vullneti i luftës kundër korrupsionit na ka bërë shembull në rajon. Të dhënat që na kanë monitoruar tregojnë që ka një ndryshim të madh.
Çfarë BE konstaton në ecurinë e një vendi është absolute sepse fokusohet në fakte dhe shifra dhe nuk të ofron njeri në atë shtëpi nëse nuk i përgjigjesh kritereve që ka ajo shtëpi për t’u bërë pjesë e saj”, tha më tej ai.
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi në një bashkëbisedim live në Facebook, deklaroi se drejtësia e re nuk do t’i shërbejë pushtetit për sa kohë të jetë PS.
Ai tha se SHBA dhe BE kanë dhënë mbështetje të madhe në procesin e reformës, por shtoi se pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të reja janë rezultat i vullnetit të PS.
“Drejtësia e pavarur për aq sa është pavarësuar dhe po kontribuon në përpjekjen tonë të përbashkët për të ulur në tryezën e BE është fryt i vizionit, i vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS të Shqipërisë.
Nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete sepse jemi ne këtu që e kemi dëshiruar dhe të shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë, që kur udhëhoqa PS në zgjedhjet e para të përgjithshme që i humbëm me një marzh shumë të vogël dhe është frut i qëndrimit tonë të prerë.
Po të ishim ne kundër drejtësisë, ne do të ishim këtu pa asgjë nga këto që shikon dhe komenton sikur ka bërë America.
Amerika ka dhënë mbështetje të madhe me BE në procesin e reformës por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS.
Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerat janë të treshtuar në llogoren e luftës kundër institucioneve të drejtësisë,e bombardimit të SPAK dhe drejtuesit të tij me shpifje, akuza, shantazhe dhe fyerje.
Prandaj, ji i sigurt që drejtësi që i pushtetit të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS të jetë në pushtet me mua në krye, ose më tutje pas 2030 me këdo tjetër ta marrë stafetën, kur në të jemi anëtarë të BE, kur të kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania në tryezën e KE.”, u shpreh Rama.