Vendi
Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë territorin e vendit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë deri në 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.