Sport

Mbappe “fenomen”, Reali eliminon Man.City-n dhe kalon në raundin tjetër të Champions-it

Plotësohet kuadri i fazës së 1/16-ave të Champions League. Pas Borussias së Dortmundit, mbrëmjen e sotme kaluan në raundin tjetër edhe Reali i Madridit dhe PSG.

Kampionët në fuqi të Championsit fituan 3-1 me Man.City-n në ‘Bernabeu’, falë tregolëshit të Kylian Mbappesë.

Ylli francez e ndëshkoi ekipin e Guardiolës dy herë që në pjesën e parë, duke e lënë të pashpresë për një përmbysje të mundshme të rezultatit të ndeshjes së parë (Reali fitoi në “Etihad” 3-2). Në pjesën e dytë sigloi të tretin, duke marrë topin në shtëpi.

Asnjë shqetësim për PSG-në, që fitoi me goleadë 7-0 në “Parc des Princes” përballë Brestit, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Ndërkohë takimi tjetër mes PSV-së dhe Juventusit ka shkuar në shtesë. Holandezët triumfuan mbrëmjen e sotme 2-1, ndërsa me të njëjtin rezultat italianët triumfuan në takimin e parë teksa tashmë skuadra e kualfikuar do të vendoset pas 120 minutave lojë.

Gjithçka e lehtë për PSG, me kampionët e Francës që fituan 7-0 ndaj Brest, ndërsa në takimim e parë triumfuan 3-0.

Gjithçka e lehtë për PSG, me kampionët e Francës që fituan 7-0 ndaj Brest, ndërsa në takimim e parë triumfuan 3-0.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button