“Do vd*s për ty”, çfarë shkruante Kola për Anilën

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Shkodër. Anila Ndoka u plagos rëndë me armë zjarri nga bashkëjetuesi i saj dhe sot ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kolë Manaj pasi i drejtoi armën partneres, qëlloi veten dhe humbi jetën. Gazetari Spartak Koka tregoi në studion e emisionit “Opinion” poezinë që Manaj ia drejtonte Ndokës disa vite më parë në rrjetet sociale. “Do vdes për ty”, i thoshte ai ndër të tjera.
Por fjalën “do vdes për ty”, për Anilën ai e ka thënë në TikTok në vitin 2022, kur i ka bërë një dedikim në kornizë ku i thotë: Në shkoftë një ditë pa të përmendur, pa i thënë vetes sa shumë të dua, do të thotë se jam çmendur ose dielli nuk lind më për mua. Nuk di ç’të them, ndaj dhe hesht. Më ikin fjalët, kur të shoh në sy, kam mendu diçka të thjeshtë, shqip e bukur, vdes për ty. E ka dhe datën dhe i drejtohet “Lovi, 28.04.2022””, tha gazetari Koka.
Sipas gazetarit, njerëzit tregojnë se Anila përkujdesej shumë për Kolën dhe familjarët e tij.
“Çfarë tregojnë për marrëdhënien e tyre? Një përkujdesje të jashtëzakonshme të Anilës ndaj Kolë Manajt dhe familjarëve të Kolës. Madje edhe për babain e autorit ka treguar një përkujdesje të jashtëzakonshme dhe ajo mundohej gjithmonë ta trajtonte edhe me këtë pjesën e papunësisë, t’i jepte mundësi herë pas here Kolës që të gjente vetveten në shoqëri, që të mundohej që të integrohej pa i bërë presion”, tha Koka.
Gazetari u shpreh se këto krime nuk i sheh si krime pasioni.
“Këto janë krime, për mendimin tim, të një kontrolli shtrëngues dhe një femicidi. Këto janë krime të paralajmëruara dhe të planifikuara më parë”, tha gazetari Koka./OraNews