Lajme

Arrestimi i Veliajt, Rama do mbledhë në orën 16:30 punonjësit e bashkisë së Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’ 

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qëndrimeve të forta të kryeministrit Rama ndaj sistemit të Drejtësisë, kreu i qeverisë duket se është angazhuar intensivisht edhe ne drejtimin e kryeqytetit.

Sipas mediave kryeministri Rama do të mbledhë ditën e sotme punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:30 në Sheshin Skendërbej, ku paraditen e sotme janë vënë re përgatitja e podiumit, vendosja e karrigeve dhe rrethimi me gard metalik.

Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

Në Sheshin “Skëndërbej” pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button