Vserlo e tepron me Livian: Mami yt hynte mes çifteve, prandaj u nda nga babi?

Mbrëmjen e djeshme, pas Prime-t, banorët, konkretisht Kelly, Tiri dhe Livia, duke dashur të tallen me Vserlon nisin batutat.
Kelly, me dialekt Elbasani e krahason Vserlon me një personazh bullizues dhe përndjekës, duke i vënë edhe emrin Qifja i Elbasanit (shkurtim për Haqif).
Livia ndërkohë qeshte me të madhe nga situata, por kjo ka bërë që Vserlo t’i ‘sulet’ asaj dhe jo Kellyt, madje duke e prekur në diçka të shenjtë siç është familja dhe duke i kujtuar ndarjen e prindërve, gjë që Livia, siç e ka shprehur edhe vetë, e ka vuajtur shumë në jetë:
Kelly: O Qife! Qife intimiduesi bab. Vje Qifja pri Elbasoni edhe do me të intimidu direkt aty
Tiri: Sa qejf e ka Livian, mbaron për Livian
Vserlo: Po, vdes, mbaroj për Livian. O Livia, ti që përmend mamin. Po ty si të ka mësuar mami? T’i hysh në mes çifteve?
Tiri: E më mirë se nuk tha ndonjë gjë, çfarë i përmend mamin?!
Vserlo: Mami yt hynte mes çifteve, prandaj u nda nga babai yt?
Ky debat ka ardhur si pasojë e shumë fjalëve të thëna mes banorëve, dhe derisa degradoi në gjëra kaq të ndjeshme për të gjithë. /Pamfleti