ShowBiz
Rozana surprizohet nga mbesa, shpërthen në lot pas takimit emocionues

Rozana ka shpërthyer në lot gëzimi pas rrëfimit të ndjerë në linjën e jetës dhe shkak për këtë është bërë takimi surprizë me vajzën e motrës së saj, Andetës, Nikol.
Pas rrëfimit për marrëdhënien e shkëlqyer që ka ndërtuar me familjen e motrës së saj, Vëllai i Madh ka emocionuar Rozanën, ndërsa në një kuti në dhomën e surprizave ka vendosur një fustan dhe disa veshje të tjera të Nikol, kur ajo ishte vetëm një bebe.
Më pas aty u shfaq mbesa, e cila e ka përqafuar fortë dhe i dhuroi një varëse, që e mbante prej vitesh në qafë.