Plagosje me armë në fshatin Bicaj të Kukësit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Bicaj, në Kukës.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, dyshohet për të plagosur.
Policia drejt vendit të ngjarjes.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi Ervis Halili, rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.