Vendi

Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë territorin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në orët e mëngjesit dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë deri në 10-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Në zonat luginore mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button