Një tjetër deputet i PD tërhiqet nga gara elektorale: Primaret nuk bashkojnë, por përçajnë më shumë!

Dje përfundoi afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave
Mësohet se deputeti i PD në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj s’do të jetë pjesë e primareve te PD.
Xhaferaj tha se arsyeja e mos marrjes pjesë në primare lidhet me qëndrimet e tij, kundër këtij procesi, që sipas demokratit, nuk bashkojnë, por përçajnë më shumë. Duke mbajtur këtë qëndrim prej kohesh Ferdinand Xhaferaj ka vendosur të mos aplikojë, duke hequr dorë dhe nga mundësia për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Xhaferaj bëhet i dyti deputet, që heq dorë nga primaret e PS, pas Helidon Bushatit i cili njofto dje tërheqjen e tij nga gara. Kujtojmë se dje përfundoi afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.
Në ditët në vijim pritet që Kryesia të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t’u futur në primare.