CHAMPIONS/ Atalanta eliminohet nga Bryzh, Bayerni gjen kualifikimin në sekondat e fundit, Benfica eliminon Monacon mes spektaklit

Atalanta i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve, pas një humbje shumë të papritur 1-3 përballë Klub Bryzh, duke marr parasysh mënyrën se si rrodhën ngjarjet.
Skuadra italiane ishte ajo që bëri lojën, por ndërsa humbte rastet nga një anë.
Në anën tjetër ishte skuadra belge që shënonte me çdo rast që i shfaqej, duke gjetur tre herë rrjetën në pjesën e parë.
Një situatë që e bënte kualifikimin të pamundur, duke pasur parasysh edhe humbjen 2-1 të ndeshjes së parë.
Lukman i dha pak shtesë Atalantës me golin e tij pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë.
Por më pas i njëjti futbollist humbi një penallti që mund të hapte ndeshjen, ndërsa italianët deri në vërshëllimën përfundimtare krijuan e shpërdoruan një mori rastesh, pa ia dalë të gjenin më rrjetën.
Kështu, në turin tjetër kalon Klub Bryzh, jashtë çdo parashikimi, teksa Atalanta i dha lamtumirën një turneu ku mendohej se mund të ishte protagoniste e rëndësishme e tij.
Bajern Mynih ka barazuar me Sëlltik 1-1. Sfida kishte vlerë për fazën “play-off” në Champions dhe bavarezët janë kualifikuar pasi kishin fituar 1-2 në transfertë.
Kualifikimi erdhi në sekondat e fundit, pasi ishte pikërisht Dejvis që dërgoi topin në rrjetë. Sëlltik ëndërroi kualifikimin, pasi goli i minutës së 64-t po e dërgonte ndeshjen në shtesë.
Në fund vendasit festuan dhe tashmë presin të njohin kundërshtarin e radhës.
Benfika dhe Monako e kanë mbyllur me barazim 3-3 sfidën e kthimit në Champions. Portugezët kualifikohen pasi kishin fituar 0-1 në transfertë.
Plot tre gola u shënuan në 15 minutat e fundit duke e bërë një sfidë mjaft emocionuese. Dhe pse vendasit gjetën të parët avantazhin, Monako ia doli të përmbysë.
Më pas Benfika gjeti forcën për të reaguar dhe minutat e fundit i buzëqeshën atyre.