Brisida Shehaj: Zhurma e fustaneve të Ajolës u stis nga Veliaj, që të fshihen krimet e vërteta

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj, e ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën ka folur për dosjen Veliaj. Sipas Shehajt, zhurma e blerjeve online të Ajolës është një strategji e zgjedhur nga Veliaj, me qëllim që të varrosin çështje të tjera më të rëndësishme, krimet e vërteta të kryebashkiakut të burgosur.
‘Gjithë zhurma mediatike që u bë për blerjet online të Ajola Xoxës, është një strategji e bërë nga po vetë ata. Strategjia e mbrojtjes që përdori Veliaj dhe ekipi i tij, ishte të përdorte këtë momentum, sepse ne jemi koshient, që këta kur duan të varrosin një çështje, dosje apo fakt, varroset për 24 orë.
Dhe ngel që të flasin vetëm dy portale, apo një media opozitare.
Kjo historia që u pompua kaq shumë, u përzgjodh nga Veliaj dhe ekipi i tij për të shpëtuar, pjesën tjetër të fakteve dhe të hetimit që ka bërë prokurori Ols Dado, që janë shumë të rëndësishme.
Unë hy tek ata njerëz që e kam kritikuar SPAK pa fund, por e kam kritikuar me letra, e jo apriori. Kësaj radhe, ne kemi atë sensimentin se, Veliaj ka bërë ‘5D’, inceneratorin, Teatrin, ka gjakun e një fëmije në kurriz, që u bë copë në Sharrë.
Pra ka shumë vepra madhore dhe pse të shkojë ky që të akuzohet për një gjë kaq të vogël.
Ajo që na ka treguar kjo dosje, është se ajo skema ‘5D’ ishte një filozofi e vetë Erion Veliajt. Sepse kjo që ka zbuluar prokurori Dado, që në fakt është një konfirmim i asaj që zbuloi në dhjetor emisioni ‘Plug’ në SYRI TV, është se kishin krijuar kompani diku vetë e diku me emra të tjerë, OJF për të marrë fonde nga bashkia Tiranë apo subjekte që kanë marrë leje ndërtimi nga bashkia Tiranë.
Ky është thelb i kësaj dosje.
Një moment interesat është edhe fakti se prokurori Ols Dado ngre dyshime edhe për deklarimin fillestar të pasurisë së Erion Veliajt.
Ky është një individ që edhe në 2003 kur ka blerë një shtëpi, në 2013 deklaron se e ka blerë me kursime lek page dhe shtëpinë që shiti mamaja, dhe nuk rezulton që të ketë shitur ndonjë shtëpi mamaja e tij.
Rezulton se ai dhe mamaja kanë blerë shtëpi 100 mijë euro në 2003-2004 kur ky ska pasur burime’, tha ndër të tjera, Brisida Shehaj në SYRI TV.