“Fustani 8990 $” – Gazetarja Njuma: Vishet nga një yll i Hollivudit dhe Ajola Xoxa
![Img 6688 1](https://i0.wp.com/syshqip.com/wp-content/uploads/2025/02/img_6688-1.jpg?resize=640%2C470&ssl=1)
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Ora e Betit”, ne “Ora News”, Beti Njuma ka reaguar në lidhje me skandalin që ka përfshirë çiftin Veliaj-Xoxa dhe luksin e shfrenuar ku është zhytyr bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.
Njuma ka publikuar të dhënat e njërit prej fustaneve që ka veshur Ajola Xoxa gjatë një nate eventi, i cili kushton 8990 dollarë.
Gazetarja shprehet se “ky fustan i Carolina Herreras, i koleksionit të 2018, vishet nga një yll Hollivudi siç tregon foto dhe nga Ajola Xoxa”.
Postimi i plotë:
![FOTO/ "Fustani 8990 $" - Gazetarja Njuma: Vishet nga një yll i](https://i0.wp.com/media.oranews.tv/oranews.tv/media3/-640-0-bet-1739829144.jpg?w=708&ssl=1)
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 që kushton sipas linjës nga 7-23 mijë euro vishet nga një yll Hollivudi siç tregon foto dhe nga Ajola Xoxa.
Bashkëshortja e Veliajt në 9 vite si zonja e parë e Tiranës ka me qindra foto eventesh e mbrëmjesh gala me veshje luksi, këpucë,çanta dhe bizhuteri të shtrenjta. Duhet të kesh kohë e të merresh me gërmimin e garderobës së saj…
Beti Njuma & Biblioteka e librave të harruar
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 që kushton sipas linjës nga 7-23 mijë euro vishet nga një yll Hollivudi siç tregon foto dhe nga Ajola Xoxa. Bashkëshortja e Veliajt në 9 vite si zonja e parë e Tiranës ka me qindra foto eventesh e mbrëmjesh gala me veshje luksi, këpucë,çanta dhe bizhuteri të shtrenjta. Duhet të kesh kohë e të merresh me gërmimin e garderobës së saj…