E ‘preku’ në moral/ Valbonës ‘nuk i del e keqja’ me Gertën: Kam avokatët e mi, do e padis

Edhe pse nuk la ‘fjalë pa i thënë Gertës’, duket se Valbonës nuk ‘i ka dalë inati’ me të, për rastin kur ajo i përmendi moralin vajzave. Madje, sipas Bonës, këtë gjë Gerta e ka vazhduar ca si gjatë, derisa çoi në precipitim të situatës, ku Valbona tha “fjalët e fundit”: Ti dehesh në lokale dhe flirton me kë të dalë, duke qenë e martuar. Një frazë që u komentua shumë gjatë si në Big Brother edhe jashtë tij.
Por Valbona duket se nuk është mjaftuar me kaq. Gjatë një bisede mes Valbonës dhe Rozanës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Valbona shprehu pakënaqësinë e saj për komentet e Gertës që, sipas saj, kanë cenuar moralin e saj dhe të vajzave.
Valbona: “O Roza, po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke thënë për ‘trekëndëshin’ G Ban, Laert, ti”.
Në mbrojtje të saj, Rozana sqaroi se nuk e kishte përmendur atë në atë kontekst, duke u shprehur:
Rozana: “S’e kam thënë për atë punë. Ta tha Ledioni ‘treshe’ dhe ju iu hodhët ‘trekëndësh’”.
Valbona: “Por ajo femër… Kam shkuar, i kam ndenjur afër, kam shkuar vetëm për ta provokuar dhe i kam folur për gjithë situatën time brenda kësaj shtëpie. I kam thënë: ‘Mos më gjyko, se unë kam thënë kështu. Ti mund ta shikosh si të duash, por kjo është e vërteta.’ Më kërkoi një farë ndjese, dhe tani po bën të njëjtën gjë përsëri. Ajo vajza ka dalë me zarf të zi”.
Rozana: “Nuk ndryshon ajo, se ashtu është”.
Valbona: “Por duhet të mbajë përgjegjësi, o Rozi. Janë 60 ditë, kam njerëz jashtë. Kam avokatët e mi. Unë do t’i ngre padi kësaj vajze për shpifje. Nuk më shqetëson fare, por janë 60 ditë, nuk është një ditë”.
Rozana: “Të kuptoj totalisht që je rënduar”.