Lajme

Aksidenti tragjik në kthesën e Viroit, ja kush është njëri prej viktimave

Një aksident tragjik ka ndodhur në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.

Një prej viktimave është identifikuar si P. K, një tregtar nga Gjirokastra dhe biznesmen i njohur i verërave.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volksëagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button