Aksident i rëndë në Fier! Përplasen dy mjete, marrin para çobanin bashkë me delet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Suk në Fier.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe si pasojë kanë lënë të vdekur një çoban.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.