ShowBiz

Publikohen mesazhet mes Olta Gixharit dhe Rozana Radit

Prej kohësh ishte komentuar raporti mes dy motrave Gixhari, Olta vendosi të bëjë një surprizë në “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, ajo u fokusua vetëm te mbështetja për motrën e saj, Gertën, duke shmangur takimin me Rozana Radin.

Kujtojmë se më herët, Rozana ka zbuluar se Olta i kishte shkruar para hyrjes së Gertës në shtëpi, duke i uruar fitoren. Gerta sot tha se Olta nuk ishte në dijeni për hyrjen e saj, por më vonë u vërtetua përmes mesazheve (që u publikuan nga personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Rozanës) se Olta e kishte ditur për pjesëmarrjen e saj në BBVA dhe njëkohësisht kishte uruar Rozanën për fitoren.

Publikohen mesazhet mes Olta Gixharit dhe Rozana Radit

Në takimin e sotëm, Olta nuk e takoi Rozanën, por pati një bisedë të shkurtër me të. Ndërkohë, gjithë vëmendja e saj ishte e drejtuar nga Gerta, duke e mbështetur publikisht dhe duke i dhënë kurajë për vazhdimin e lojës.

Ky veprim ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies së saj me Rozanën dhe dinamikës mes motrave Gixhari. Ishte kjo një zgjedhje e menduar apo thjesht një situatë e sikletshme që Olta vendosi ta shmangë?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button