Aksident i rëndë! Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas të dhënave nga policia, mjeti i drejtuar nga 34 vjeçari A.B ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për pasojë 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, teksa policia po heton për shkaqet se përse i riu humbi kontrollin e mjeti
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.