Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Ndoshta ka ndonjë rregull që prime-t e së shtunës të jenë më të shkurtra dhe më të mërzitshme. Debatet e djeshme që zunë treçerekun e shfaqjes ndiheshin si makthe që po përsëriteshin për të qindtën herë pa arritur fundin. Shpresojmë që ti që fjete herët të kesh parë ëndrra të bukura në vend të këtyre maktheve:
#1. U fol për gjithë dramën Egli – Gjesti
Duket se të gjithë kanë një problem me marrëdhenien mes këtyre personave, përveç Eglit dhe Gjestit. Çfarë keni parë tre ditët e fundit mes këtyre personazheve, harrojini se janë mirë e bukur me njëri-tjetrin.
Gjesti ka filluar i flet prapë Eglit dhe Egli nuk rri dot pa qeshur kur hedh sytë nga ai. Perlat këta të dy i lëshojnë gjatë ditëve, jo në prime, kështu që s’na dhanë shumë material dje, thjesht banorëve të tjerë brenda ua kanë sjellë në majë të hundës me veprimet e tyre mesa duket.
Gjesti ndërkohë mori këtë surprizë nga motra dhe vëllai:
Dhe u mirëprit nga tre mbështetëset e tij më të flakta:
#2. Eleminohet Indriti
Kishim dy televotime që e prisnim këtë moment. Ledioni tha që Indriti do mbahet mend gjatë po pas 2 minutash Rozana pyeti Laertin: “Kush është Indriti? Aaa ai që iku tani?” dhe kjo tregon shumë.
#3. Ç’kanë Rozana me Laertin?
Ndodhi një debat mbi një orë për kafet e pazgjidhura mes Rozanës dhe Laertit. Valbona kishte për herë të parë shumë të drejtë kur pyeti disa herë: “Ndonjë muhabet nga brenda shtëpisë nuk keni?!” dhe përgjigjja mesa duket është “jo” përderisa nuk pati ndërhyrje as nga Ledioni.
#4. Olta surprizon Gertën
U takuan më në fund motrat dhe u çmallën teksa i falnin puthje dhe përqafime njëra-tjetrës. Për fatin e mirë të Rozanës, Olta përshëndeti dhe atë dhe Laertin duke i dhënë asaj material për një tjetër debat.
“Patjetër që motër s’të bëhet njeri tjetër, po unë kuptova shumë nga përshëndetja e saj,” tha Rozana për Oltën, duke hedhur më pas bombën: “I them menaxherit tim të postojë mesazhet që më ka dërguar Olta”.
Meqë brenda s’po ndrisin gjë, luajmë një “Big Brother” jashtë i thonë kësaj pune, sepse menaxheri i Rozanës i bëri fjalët e saj realitet.
#5. Hynë 4 banorë të rinj
Banorët e rinj ishin Kelly, këngëtar, Vserlo, këngëtar, Ola, ish-konkurrente e Për’Puthen dhe Rizarta, influencere.
#6. Dalin gjithë vajzat në televotim
Danja, Egli, Gerta, Krisa, Livia, Loredana, Rozana dhe Valbona po presin të shpëtohen prej jush. Zgjedhja e këtij televotimi qe e Krisës që kishte këtë “avantazh” prej Vëllait të Madh. Sigurisht për të mos nxjerrë në televotim djemtë duke rrezikuar Tirin, ajo vendosi të vetësakrifikohet deri diku. Rroftë dashuria dhe së bashku shihemi në të tjera shfaqje me kaq shumë dashuri vërdallë.