“Largohu, mos më prek”, Vserlo përndjek Gjestin nëpër shtëpi, më pas puth Eglin në faqe

Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit, Vserlo, një nga banorët e rinj të shtëpisë, ka dhuruar spektakël më vete, duke befasuar të gjithë me sjelljen e tij konfrontuese.
Duket se ai ka hyrë me një strategji të qartë, pasi u përplas me disa nga banorët brenda një kohe të shkurtë.
Në një klip të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet duke u përplasur veçanërisht me Gjestin, i cili përpiqet ta shmangë, por pa sukses.

Vserlo e ndjek nga pas dhe i afrohet vazhdimisht në fytyrë, duke krijuar një situatë të tensionuar.
Pavarësisht kërkesave të Gjestit për të mbajtur distancë, Vserlo refuzon të tërhiqet dhe i drejtohet me fjalët: “Ashtu e kam qejfin, çfarë do të bësh ti?”.
Momenti kulminant ndodh kur Gjestit i kërkon atij të mos e prekë Eglin, por Vserlo i vendos dorën në krah dhe më pas e puth në faqe.
Kjo sjell një reagim të menjëhershëm nga Gjesti, i cili shpërthen duke i thënë: “Mbaji këto puthje”.
Sjellja e Vserlos ka krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë, dhe pritet të shihet se si do të zhvillohet dinamika mes tij dhe banorëve në ditët në vijim